
Plazhi i famshëm i Copacabanës në Rio de Janeiro shndërrohet në një varrezë masive. Aktivistë të zemëruar me reagimin e qeverisë Bolsonaro ndaj pandemisë së Covid-19, krijuan 100 varre simbolike për të kujtuar mbi 40 mijë jetët e humbura si pasojë e koronavirusit.
Refuzimi i presidentit për të izoluar vendin, pavarësisht shifrave tragjike nga kriza shëndetësore ka përçarë thellë vendin.
Brazili ka numrin më të lartë të infektimeve në botë, ndërsa sa i përket vdekshmërisë renditet i treti. Varret simbolike me kryq të zinj u ngritën para agimit, nga pjesëtare të grupi të aktivistëve Rio De Paz. (A2 Televizion)