
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka nisur një letër këtë të hënë Edi Ramës, Erion Veliajt, Ahmetajt e Ballukut, për plotësimin e disa kushteve.
Shoqata rikthen kërkesat që i ka pasur prej kohësh për qeverinë vendore dhe atë lokale, duke kërkuar rimbursim të TVSH-së në shitje, heqje e akcizës 37 lekë për litër të karburanteve, heqje të taksës së qarkullimit në karburant, si dhe rimbursim nga ministria e linjës e kategorive të caktuara, si invalidët, paraplegjikët, tetraplegjikët e studentët.
Në rast se nuk do të ketë reagim për këto kërkesa, kjo shoqatë bën të ditur se më 1 mars do të ndërpresë aktivitetin qytetës në Tiranës. (A2 Televizion)