Shoqëria civile: Masat i vlerësojmë, por propozimet për Kodin Penal cenojnë të drejtat e njeriut

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 17:40 | Sociale
Shoqëria civile: Masat i vlerësojmë, por propozimet për

Shoqëria civile ngre shqetësimin mbi normat e reja ndëshkuese për ata që nuk respektojnë masat e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Në një deklaratë të përbashkët, 31 shoqata kanë evidentuar që ata vlerësojnë masat parandaluese të qeverisë për parandalimi e koronavirusit, që “kanë kontribuar në një numër më të ulët të shtetasve të infektuar në Shqipëri”.

Ajo që shqetëson organizatat, janë propozimet për ndryshimet në Kodin Penal në diskutim në Kuvend, ku masat për mosbindjes ndaj masave shtrënguese cilësohen si “jo proporcionale, nuk respektojnë parimin e humanizmit dhe cenojnë liritë dhe të drejtat e shtetasve”.

Në veçanti shoqatat vërejnë se ndryshime të tilla kanë nevojë për shumicën e cilësuar në Kuvend, dhe në asnjë rast me procedurë të përshpejtuar.

https://a2news.com/2020/04/09/15-vite-burg-kush-shkel-karantinen-a2-siguron-draftin-e-propozuar-nga-deputetet-socialiste/

“Propozimet ligjore parashikojnë dënime tejet të ashpra që shkojnë deri në 15 vite burg dhe cenojnë dinjitetin njerëzor, në kushtet kur ritheksojmë se, shumica dërrmuese e shtetasve shqiptarë janë kufizuar nga liria e lëvizjes dhe po qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre”, thuhet në deklaratë ku shtohet se “dënimi penal i çfarëdolloj natyre duhet të synojë vetëm riedukimin dhe më pas integrimin e të dënuarit në jetën shoqërore, ndërkohë dispozitat që kërkohen të miratohen në Kuvend kanë si qëllim vetëm ndëshkimin”.

Organizatat nënshkruese:

1. Aleanca LGBT

2. Birn Shqipëri

3. Civil Rights Defenders (CRD)

4. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA)

5. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (ADRF)

6. Gratë në Shërbim Publik (WPS)

7. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)

8. Instituti i Studimeve Politike (ISP)

9. Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore (ISPL)

10. Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS)

11. Instituti i Migracionit Zhvillimit dhe Integrimit

12. Këshilli Shqiptar i Medias

13. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH)

14. Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome (LRER)

15. Lëvizja për Zhvillimin e Turizmi, Ksamil

16. Në dobi të gruas shqiptare

17. Nisma e Luleve

18. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

19. Pro LGBT

20. Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC)

21. Qendra ALTRI

22. Qendra Europiane

23. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT Shqipëri)

24. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)

25. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ)

26. Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)

27. Qendra TREJA

28. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AËEN)

29. Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

30. Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)

31. Shoqata Together for Life (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos