Gjykatat angleze kanë dhënë së fundmi dënimet për një grup shqiptarësh të përfshirë në një rrjet droge që furnizonte me kokainë punëtorët në London Square.
Trupi gjykues caktoi në total 33 vjet burg për grupin që përbëhej nga 12 shqiptarë. Atyre iu sekuestruan 1.2 kg lëndë narkotike e llojit kokainë që nëse do të shitej në treg do të arrinte shifrën e 144 mijë paundëve si dhe 20 mijë paund cash.

Albi Hoxha, i dënuar me 34 muaj burg 
Bledar Ponari, i dënuar me 5 vite e 4 muaj burg 
Bledar Xhani dënohet me 3 vjet burg 
Dritan Jella, i dënuar me 4 muaj burg 
Emirjan Demiraj, i dënuar me 34 muaj 
Erdi Nezaj, i arrestuar e më pas ekstraduar në Shqipëri 
Fabio Domi, i dënuar me 34 muaj burg 
Fjoralb Fera, i dënuar me 5 vite burg 
Halil Shehu, i dënuar me 32 muaj 
Klajdi Qyra, i dënuar me 25 muaj 
Klevis Drazhi, i dënuar me 11 muaj 
Mario Prendi, i dënuar me 2 vjet burg
Kjo bandë narkotrafikantësh përbëhej nga dy drejtues, 8 korrierë dhe dy anëtarë të tjerë, për arrestimin e të cilëve policisë së Londrës iu nevojit një hetim që zgjati për rreth 8 muaj.
Hetimi nisi kur një nga korrierët u ndalua gjatë një kontrolli rutinë dhe iu gjet një sasi kokaine. Më vonë policia zbuloi dhe korrierët e tjerë dhe drejtuesit e bandës.
Sipas hetimeve, grupi i shqiptarëve drejtohej nga 28-vjeçari Bledar Ponari dhe 21-vjeçari Fjoralb Fera. Të dy këta morën nga gjykata dhe dënimin më të rëndë respektivisht me 5 vjet e 4 muaj burg dhe 5 vjet burg. (A2 Televizion)
