Plagoset drejtori i Ujësjellësit në Shkodër dhe i biri, arrestohet autori

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 16:47 | Kronikë
Plagoset drejtori i Ujësjellësit në Shkodër dhe i biri,

Një person ka plagosur me armë zjarri drejtorin e Ujësjellësit në Shkodër dhe djalin e tij, sipas Policisë, për motive të dobëta. Ai u arrestua nga Policia dhe u sekuestrua edhe arma e krimit.

“Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M.,  i  ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë”, njoftoi Policia.

Dy të plagosurit u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos