
Kombëtarja Shpresa përballet këtë të hënë me Kosovën për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve.
Me vetëm 2 pikë në katër ndeshje, nga presioni për sfidën me Dardanët apo sepse e ka të vështirë të pranojë ecurinë jo të kënaqshme të kuqezinjve, trajneri Alban Bushi shprehet se me 18 pikë të mbetura në lojë Shqipëria mund të arrijë edhe vendin e parë.
“Mendoj se nuk kemi aspak rezultate negative. Ne kemi luajtur vetëm 4 ndeshje, 6 ndeshje të mbetura në grup do të thonë 18 pikë. Ne kemi dy mund të shkojmë 20 pikë. Mund të dalim në vend të parë, nuk kam asnjë lloj presion. Ndeshja e ditës së martë në duhet të bëjmë të pamundurën për të dhënë maksimumin. Çdo lojtar duhet të bëjë maksimumin që këtë ndeshje të dalim me sukses. Këta djem e meritojnë të fitojnë”, deklaroi Bushi. (A2 Televizion)