Testimet e anti-doping pezullojnë dy vjet kampionin e 100 metrave

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 22:02 | Futboll
Testimet e anti-doping pezullojnë dy vjet kampionin e 100 metrave

Kampioni i Botës në garën e 100 metrave Christian Coleman është pezulluar për dy vite nga të gjitha aktivitetet pasi mungoi në tre testime për doping.

24-vjeçari amerikan, i cili është pezulluar prej majit 2020, do të mungojë në këtë mënyrë dhe në Olimpiadën e shtyrë të Tokios.

Coleman fitoi medaljen e artë në garën e shpejtësisë së 100 metrave në Kampionatin Botëror që u mbajt në Doha në vitin 2019.

Rekordmeni i garës së 60 metrave në salla të mbyllura ka një afat 30 ditor për të apeluar vendimin e Njësisë së Integritetit të Atletikës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Coleman ishte pezulluar përkohësisht pasi nuk iu nënshtrua të njëjtit testim në dhjetor të vitit 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos