Kur flasim për vlera arkitektonike të një zone, natyrisht një ndër elementët kryesorë janë edhe portat. Stolitë, stili dhe natyrisht materialet që janë përdorur.
Pikërisht për të risjellë në vëmendje këtë vlerë arkitekturore të qytetit të Korcës dhe natyrisht ruajtjes së saj, u hap edhe një ekspozitë fotografike e titulluar “Gjurmë Portash”.
Ruajtja e portave karakteristike tashmë ka një projekt nga drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore, për t’i shpëtuar ato nga braktisja dhe pesha e kohës
Për restauratorin, puna për mirëmbajtjen e portave përveç specifikave të ruajtjes së elementëve, ka edhe problematikën e kostove, që në shumë raste ka stepur pronarët e banesave.
Lagjet karakteristike 1, 2, 3, 10 dhe 12 të qytetit të Korçës janë të shpallura ansamble të mbrojtura, çka do të thotë se çdo ndërtim apo rikonstruksion në këto zona duhet të respektojë dhe të ruajë patjetër vlerat historike e arkitektonike të qytetit. (A2 Televizion)