“2 metra ujë më shkaktuan 50 milionë lekë dëm”, banori i Vaut të Dejës: Gjithçka u shkatërrua për gjysmë ore

Nga A2 CNN
26 Tetor 2025, 13:19 | Aktualitet

Banori i Vaut të Dejës, Gjon Dodani ka rrëfyer për A2 CNN sesi iu përmbyt gjithçka për gjysmë ore. Ai thotë se bagëtitë, kosheret e bletëve e një hotel iu shkatërrua si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe daljes nga shtrati të përroit të Glinës. Sipas tij dëmi i shkaktuar i kalon 50 milionë lekë, ndërsa i bën apel shtetit për ndihmë.

“2 metra ujë më shkaktuan 50 milionë lekë

“Çfarë kam pas mbas shpirti mi ka marrë të gjitha; me thi e me bagëti të tëra, bërsitë. kam pas 50 koshere bletë. E pabesueshme, një hotel ma ka prish. Çfarë kam pas në magazinë të tëra i ka marrë me vete ka mbi 2 metra ujë. Për gjysmë ore ka ndodhur kjo punë. Mbi 50 milionë lekë dëme. Më ka marrë 52 zgjoj blete 15 thi . Me këto jetoj unë. Dhe me këtë hotel çfarë kam pas në hotel të gjitha i ka marrë përveç mallit e dëmeve materiale në hotel. Shteti mirë është të na ndihmojë, por nuk besoj në të. Edhe herë të tjera jemi përmbytur, por jo si këtë herë”, tha ai.

“2 metra ujë më shkaktuan 50 milionë lekë (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos