Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve grevistë në Fier

Nga A2 CNN
26 Tetor 2025, 13:03 | Aktualitet

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve

Në ditën e 12- të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi.

Vetëm pak minuta më parë ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës ku kanë kryer kontrollet përkatëse, ndërsa një prej tyre, Dorjan Dylmishi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë më të specializuar.

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve

Edhe pse shëndeti i grevistëve cenohet, ata shprehen të palëkundur në kauzën e tyre.

Prej rreth dy javësh naftëtarët e Marinzës, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur janë futur në grevë urie dhe kërkesat e tyre kryesore janë për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve

Në një prononcim dy ditë më parë për “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, 10 naftëtarët në grevë urie thanë se pagat e tyre janë rritur vetëm 8 mijë lekë në 8 vite, çka është qesharake në raport me rrogat që marrin punonjësit kinez të Bankers Petroleum.

Protestat e punonjësve të Bankers nisën fillimisht në fillim të shtatorit, por u ndërprenë pasi u mendua për një zgjidhje konsensuale midis palëve. Por mos arritja e një marrëveshje duket se i çoi naftëtarët drejt përshkallëzimit të rezistencës ndaj kërkesave të tyre dhe hyrjen në grevë urie, më 15 tetor. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos