“500 mijë turistë më shumë se një vit më parë”, Rama: Prioritet cilësia, jo rritja në numër

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 13:00 | Aktualitet

“500 mijë turistë më shumë se një vit më

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat për uljen e numrit të turistëve në vendin tonë. gjatë aktivitetit “Shqipëria Turistike 2030”, për të vendosur piketat e rrugëtimit turistik, duke reflektuar mësimet e reja të këtij sezoni. Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se në këtë sezon vendi ynë ka pritur 9 milionë turistë, gjysmë milionë më shumë se një vit më parë.

“Sezoni turistik veror ka sjellë që për periudhën e tanishme të kemi mbi 9 milionë vizitorë 500 më shumë se viti i kaluar. Kjo është në thonjëza rënia e komentuar gabimisht. Nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë, nuk figuron në asnjë shifër konkrete, përkundrazi ka rritje e cila nuk është e madhe, pasi ka pak, ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri, ka rritje Italia, Mali i zi e RMV dhe Greqia, por vlen të theksohet rritja e madhe nga Franca e Gjermania, rritja nga Kina, India Brazili Australia dhe Turqia dhe Izraeli”.

Sipas kreut të qeverisë prioritet nuk është rritja e numrit të turistëve, por cilësia.

“Në tërësi destinacioni po sjell rritje. Rritja në numër nuk është më prioriteti ynë por rritja e cilësisë dhe rritja e turistëve dhe vizitorëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos