Defekt në rrjet, mbetet pa ujë Komuna e Parisit

Nga A2 CNN
3 Shtator 2025, 20:50 | Aktualitet

Defekt në rrjet, mbetet pa ujë Komuna e Parisit

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kompania e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë bën me dije se si pasojë e një defekti në rrjet, zona e njohur si Komuna e Parisit në kryeqytet, ka probleme me furnizimin.

“UKT ju bën me dije se, për shkak të një defekti të ndodhur, në zonën Komuna e Parisit ka pasur probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë për të stabilizuar furnizimin gradualisht gjatë mbrëmjes. Preken nga kufizimi kryqëzimi i rrugës Tish Dahia dhe Dhimiter Shuteriqi, e Pallatet Hawaj”, thuhet në njoftim.

Sakaq, bëhet me dije se punimet për defektin do të vijojnë deri në përfundimin e plotë të riparimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos