Profesori dhe agronomi Zef Gjeta ka ndarë në Dita Jonë eksperiencën e tij të hidhur në lidhje me inteligjencën artificiale. Në A2 CNN ai tha se prej 3 muajsh i kanë vjedhur identitetin në rrjet dhe kanë krijuar profile duke e bërë atë mjek të profesioneve të ndryshme. Ai thotë se ata kanë shkuar më tej duke e bërë edhe të vdekur.
“Ka 3 muaj që më kanë vjedhur identitetin dhe e kanë shpërndarë gjithandej dhe më kanë bërë mjek kockash, zemre, okulist. Po vuaj shumë duke bërë algoritëm dhe njerëz që ndiqen në TV i klonojnë dhe bëjnë zë artificial dhe unë çfarë nuk kam shëruar. muajin e parë e vuajta shumë tani nuk kam ç’bëj. Jam përshtatur. Vetëm dje mora 6 telefonata 4 nga Zvicra që kishin nevojë për veshin e mesit dhe u thashë që jam agronom. Më kanë bezdisur. Nja dy herë më kanë bërë të vdekur sot ndodhi shpërthim i madh se ky doktori i famshëm ka konkurruar Pfizer”.
Ai u bën thirrje njerëzve që të mos i besojnë.
“Ata shikojnë kush është i ndjekur dhe fitojnë klikime dhe shesin ilaçe u bëj thirrje gjithkujt që të mos u besojë”. (A2 Televizion)