
Një kamion me rimorkio i UKT-së është përmbysur në rrugë në zonën e Farkës, pranë xhamisë, raporton A2CNN.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri ka marrë dëmtime në shpatull, tjetri në fytyrë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka devijuar trafikun për të gjitha mjetet që shkojne drejt TEG, Elbasan dhe që kalojnë nga mbikalimi i Farkës.
Ende nuk kemi një njoftim nga Policia e Tiranës në lidhje me ngjarjen.
(A2 Televizion)