Vlora në pikun e sezonit, mbi 1500 pasagjerë hynë në fundjavë me traget nga Italia

Nga Edi Ruçi
20 Korrik 2025, 10:30 | Aktualitet

Sezoni veror në Vlorë është futur në pikun e tij duke bërë që numri i emigrantëve të rikthyer në atdhe për pushime, por edhe të huajve të rritet ndjeshëm. Si pikë hyrëse në Vlorë pasagjerët zgjedhin portin detar të qytetit duke mbërritur nga Italia me dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi.

Fundjavat janë ato të cilat kanë fluksin më të lartë të pasagjerëve në hyrje. Këtë fundjave në portin detar të Vlorës sipas të dhënave zyrtare kanë hyrë 658 pasagjerë.

Ata janë kryesisht emigrantë në Itali dhe vende të tjera të botës që kthehen në shtëpi për pushime. Por nuk mungojnë as shtetasit e huaj ku mbizotërojnë italianët.

Sipas të dhënave të shtunën dhe të dielën numri i pasagjerëve në hyrje shkon mbi 1100, ndërsa nëse merret në referencë edhe dita e premte kjo shifër shkon deri në 1500.

Krahas pasagjerëve këtë fundjavë në Vlorë kanë hyrë edhe 145 autovetura, 5 autobusë me pasagjerë si dhe 4 kampera.

Fluksi i pasagjerëve ka nisur në fillimin e muajt korrik dhe pritet të rritet më tej deri në mesin e muajit gusht, kohë kur emigrantët dhe pushuesit kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos