
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar një sasi misri blegtoral në qarkun e Shkodrës. Në njoftim bëhet me dije se kontrolli ka zbuluar prezencën e aflatoksinës, një substancë e rrezikshme për shëndetin.
Operatori i biznesit kishte prishur shenjat e bllokimit dhe kishte lëvizur produktin pa dokumentacion të duhur. Për këto shkelje, AKU ka vendosur katër gjoba administrative dhe ka dorëzuar kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë për:
Prishje të shenjave të sigurisë
Vënien në qarkullim të ushqimeve të rrezikshme
Mashtrimin me produktet ushqimore
Po ashtu, janë nisur procedime disiplinore ndaj inspektorëve të DRAKU Shkodër për lëshime në detyrë. (A2 Televizion)