Ambasada amerikane në Tiranë apel qytetarëve: Lindja e fëmijëve në SHBA me vizë turistike është e ndaluar

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 17:28 | Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë apel qytetarëve: Lindja e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se përdorimi i vizave turistike me qëllim për të udhëtuar drejt SHBA-ve për të lindur fëmijë dhe për të siguruar shtetësinë amerikane për ta, është i ndaluar.

Paralajmërimin Ambasada e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ky veprim mund të çojë në refuzimin e vizës për ta, shkruan A2 CNN.

“Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Pra, Ambasada u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të jenë të sinqertë në qëllimin e udhëtimit kur aplikojnë për viza dhe thekson se çdo shkelje mund të ndikojë negativisht në aplikimet e ardhshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos