Apeli ndaj Bashkive, Autoriteti: Kujdes me emrat dhe datat që vlerësoni

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 19:07 | Aktualitet

Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit ka nisur një fushatë informimi dhe konsultimi me bashkitë e vendit sa i takon verifikimit të figurave apo datave, që propozohen për medalje, tituj nderi apo emërtime rrugësh.

Kjo fushatë synon vendosjen e një standardi të ri në përzgjedhjen e datave apo emrave që propozohen për tituj apo emërtime rrugësh apo sheshesh, që nënkupton dhënien e miratimit edhe nga ky autoritet.

Në mjaft raste emërtesat e rrugëve dhe shesheve publike me emrat e figurave historike dhe personaliteteve të njohur kanë nxitur debate të shumta veçanërisht shoqatat e ish-të përndjekurve dhe persekutuarve politikë të regjimit komunist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos