
Është ndërprerë për 20 minuta pushim seanca, që po mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese, ku shqyrtohet ankimimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin e tij.
Seanca pritet të rinisë në orën 16:00.
Prej orës 10:00 në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet ankimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.
Që prej arrestimit më 10 shkurt, kjo është shfaqja e parë publike e Erion Veliajt, i cili parashtroi kërkesën e bërë prej tij për anulimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij, si dhe të dekretit që pasoi nga ana e presidentit Begaj, për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, i pezulluar nga vetë Gjykata.
Në fjalën e tij Veliaj theksoi se mandati i tij kushtetues nuk mund të ndërpritet nga askush para se të përfundojë sipas afatit, veçse në rastet kur ka shkelje të rënda të Kushtetutës. (A2 Televizion)
