Ali Ahmeti për ndarjen nga jeta të Nanos: U prehsh në paqe shok i orëve të vështira!

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 16:16 | Aktualitet

Ali Ahmeti për ndarjen nga jeta të Nanos: U prehsh në paqe shok i

Për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, reagime kanë ardhur edhe nga trojet shqipfolëse. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Nano la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.

Lideri i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut e cilëson Fatos Nanon një njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, shokut tim të orëve të vështira, Fatos Nano. Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët”, shkruan Ahmeti.

Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e vlerësuan. U prehtë në paqe miku im, Fatos Nano. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë”, shton ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos