Këshilli i Lartë i Prokurorisë me drejtuese Mirela Bogdani ka kryer sot raportimin për punën gjatë vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve.
Bogdani është pyetur nga deputeti demokrat Gjin Gjoni, lidhur me arrestimin e avokatit Ulian Bajrami në Elbasan pas njw seance gjyqësore, ku akuzohej se kishte kërcënuar prokurorin e çështjes.
Bogdani sqaroi se KLP nuk ka dalë ende me qëndrim, pasi si fillim do kërkojë informacion për situatën.
“Vendosëm që fillimisht do kërkojmë informacion të shkruar për situatën. Nuk mund të shprehemi pa pasur informacion si ka rrjedhur ngjarja dhe si është bërë arrestimi. U rezervuam për të dalë me një reagim të nxituar pa mbledhur informacionin e nevojshëm. Nuk duhet të nxitohemi në vendimmarrja, reagimi i Dhomës së avokatisë është pjesë e avokatisë. Nesër do vendosim nëse do kemi qëndrim apo jo”, u shpreh drejtuesja e KLP. (A2 Televizion)