ILD ka nisur verifikimet në Prokurorinë e Elbasanit në lidhje me arrestimin e avokatit Ulian Bajrami. Mëngjesin e djeshëm një ekip inspektimi ka shkuar në Elbasan për një verifikim me iniciativë, pas bërjes publike të prangosjes së avokatit.
“Përshëndetje kolegë, Do doja të saktësoja informacionin që po publikohet sot bazuar në interesimin e disave prej jush për rastin e Elbasanit.
Dje, që në mëngjes, një ekip inspektimi ishte në Elbasan, bazuar në vendimin e ILD për verifikim me iniciativë të rastit nga informacionet e bëra publike”, njofton zyra e shtypit e ILD, e cila sqaron më tej se “për ILD ky është një proces normal pune, siç ndodh me çdo rast kur nis verifikim me iniciativë”.
Sipas ILD-së “meqë është çështje me ndjeshmëri publike, do ketë një njoftim sapo të përfundojë si proces, siç kemi bërë edhe në të kaluarën”.
(A2 Televizion)