Arrestimi i inspektorëve të AKU në Berat, Resuli: Po ata që morën të rinj pa eksperiencë kanë përgjegjësi?

Nga A2 CNN
13 Shtator 2025, 22:02 | Aktualitet

Arrestimi i inspektorëve të AKU në Berat, Resuli: Po ata që

Teksa diskutohej për sigurinë ushqimore, eksperti Ervin Resuli solli dhe rastin e arrestimit të dy inspektorëve të AKU në Berat.

Sipas Resulit, për rastin e domateve me pesticide nuk duhen ndaluar vetëm këta dy të rinj, por përgjegjësi duhet të mbajnë edhe ata që punësuan në këtë pozicion njerëz pa eksperiencë.

“Prej vitesh ministria dhe institucionet përgjegjëse për sigurinë ushqimore, ne shohim një dorëzim të tyre. Nuk ka një iniciativë për ta ndryshuar këtë pasqyrë. Edhe në vende të zhvilluara ka raste, por nuk arrijnë të shkojnë te konsumatori. Me rastin e mandarinave, nuk e dimë a u groposën shumë kamionë. Institucionet e kanë një problem. Më vjen keq me dy të rinjtë në Berat që u arrestuan me burg dhe përgjegjësia është vetëm e këtyre dhe jo e institucionit që mori këta të rinj pas eksperiencë”, tha Resuli në Terminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos