Qyteti bregdetar i Vlorës është prekur sërish nga reshjet e shiut me intensitet mesatar deri në të lartë.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se reshjet po vazhdojnë me intensitet të lartë për disa minuta, pa u ndalur.
Kujtojmë se pak ditë më parë, teksa një stuhi shiu dhe ere përfshiu pjesën më të madhe të vendit tonë, qyteti i Vlorës ‘u zhyt’ nën ujë.
Mendohet se përmbytjet në qytetin e Vlorës shkaktohen për shkak të bllokimit të kanalizimeve. (A2 Televizion)