Një prej mjeteve të transportit publik në qytetin e Vlorës ka përfunduar në një prej gropave të shumta, në një prej projekteve infrastrukturore që po realizohen në Vlorë.
Autobusi i linjës kryesore urbane të qytetit, për të shmangur një mjet që kishte në mesin e rrugës, ka kaluar mbi trotuarin, kantier momentalisht ndërtimi duke rënë në një prej gropave të lëna të hapura aty.
Si pasojë e rënies e ka patur të pamundur që të lëvizë për më tej në destinacion, teksa drejtuesi është detyruar të zbresë të gjithë pasagjerët të cilët kanë vazhduar rrugën në këmbë.
Nuk ka persona të lënduar por personat që kanë qenë brenda autobusit janë frikësuar në momentet e para.
Ndërkohë që ky aksident ka bërë që qarkullimi rrugor në këtë segment të bllokohet totalisht. Vargu i makinave vazhdon për qindra metra duke e patur të pamundur që të qarkullojnë në të. (A2 Televizion)