Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 09:48 | Aktualitet

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Asim Vokshi do të jetë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese.

Me detyrë në Gjykatën e Lartë, Asim Vokshi do të zëvendësojë në Kushtetuese vendin bosh të lënë nga Holta Zaçaj.

Në bazë të renditjes së KED, anëtarët e tjerë që ishin në garë për këtë vakancë ishin Naureda Llagami dhe Florjan Ballhysa.

Në përfundim të votimit, komisioni pasi verifikoi vlefshmërinë dhe numrin total të votave për secilin kandidat, konstatoi se:

z. Asim Vokshi – 6 vota

zj. Naureda Llagami – 8 vota

z. Florian Ballhysa – 0 vota

Komisioni kontatoi gjithashtu edhe një fletë votimi të pavlefshme.

Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5  e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.  Në këto kushte, z. Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi për zgjedhjen e z. Vokshi i komunikohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të publikohet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos