Banorët e 7 fshatrave në Vlorë sërish në protestë, kërkojnë asfaltimin e rrugës

Nga Edi Ruçi
28 Shtator 2025, 13:02 | Aktualitet

Banorët e 7 fshatrave në Vlorë sërish në protestë,

Banorët e Vërmikut, Bashajt, Matogjinit, Verbasit, Ramicës dhe Velçës janë mbledhur sërish sot për të protestuar duke kërkuar asfaltimin e rrugës që lidh këto fshatra.

Banorët e 7 fshatrave në Vlorë sërish në protestë,

Gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raporton se banorët e krahinës së Smokthinës në Vlorë kërkojnë asfaltimin e 25 km rrugë që lidh 7 fshatrat e zonës.

Banorët e 7 fshatrave në Vlorë sërish në protestë,

Banorët sot bllokuan për mbi 40 minuta rrugën nacionale të Lumit të Vlorës. Me prezencë edhe të forcave të policisë, nuk pati situata të tensionuara, ndërsa banorët mbajtën fjalime duke i bërë thirrje kryeministrit për të kthyer vëmendjen nga kjo zonë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos