Berat, zjarr masiv në malin Shpirag

Nga Çaku Tafa
25 Korrik 2025, 21:12 | Aktualitet

Berat, zjarr masiv në malin Shpirag

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në qytetin e Beratit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, bimësi dhe pisha, duke vënë në rrezik zonën përreth, shkruan A2.

Më shumë se 30 mjete zjarrfikëse dhe dhjetra forca të MZSH-së janë angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit, por ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thyer malor dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve.  

Forca shtesë janë kërkuar nga rrethet fqinje për të përballuar situatën, ndërsa nuk raportohet për banesa apo jetë njerëzish të rrezikuara deri më tani. 

Zjarri në malin Shpirag është një tjetër alarm për situatën e zjarreve në vend gjatë sezonit të verës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos