
Mëngjesin e sotëm në zonën e Gjirokastrës është regjistruar rënie e intensitetit të reshjeve të shiut. A2 CNN raporton se problematikë ngelet rritja e nivelit të lumit Drino.
Si shkak i reshjeve të ditëve të fundit duke përfshirë dhe zonën kufitare me Greqinë prurjet në Drino janë shtuar ndjeshëm, ndërsa në disa zona ujërat kanë dalë nga shtrati.
Rritja e prurjeve në Drino sjell më shumë ujëra në basenin e Vjosës duke rritur nivelin e kësaj të fundit dhe shtimin e rrezikut të përmbytjeve.
(A2 Televizion)
