Përmbyten 50 hektarë toka bujqësore në fushën e Maliqit

Nga Artin Halili
20 Nëntor 2025, 08:43 | Aktualitet

Përmbyten 50 hektarë toka bujqësore në fushën e Maliqit

Shirat e rrëmbyer të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytjen e 50 ha toke bujqësore në fushën e Maliqit.

Kjo ka ardhur edhe për shkak të fryrjes se lumit Dunavec, duke paraqitur më tepër rrezik në pjesën ku bashkohet me lumin Devoll.

Tokat e përmbytura janë pjesë e ish-kënetës së Maliqit, ndërsa prej ditës së djeshme punonjësit e kullimit po punojnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj situate, shkruan.

Në një prononcim për mediat ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, u shpreh se fryrje e tillë e lumit Dunavec nuk ishte parë prej 20 vitesh.

Probleme ka patur edhe në rrugën nacionale Maliq-Gramsh, ku në fshatin Lozhan ka patur një bllokim prej disa orësh për shkak të inerteve në rrugë, ndërsa këtë mëngjes është pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos