Bombola e gazit merr flakë, shpërthim në Lungomaren e Vlorës

Nga Edi Ruçi
6 Shkurt 2026, 12:45 | Aktualitet

Bombola e gazit merr flakë, shpërthim në Lungomaren e Vlorës

Një bombol gazi ka marrë flakë në lagjen “10 Korrik”, në zonën e Lungomares në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në ballkonin e një apartamenti, raporton A2CNN.

Sipas zjarrfikësve, bombola ka pësuar një defekt, duke shkaktuar rrjedhje gazi dhe më pas shpërthim zjarri. Si pasojë, është dëmtuar një pjesë e dhomës së apartamentit, si edhe ballkoni ku qëndronte bombola e gazit për gatim.

Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar zjarrfikësit dhe policia, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos