
Bordi i Transparencës ka vendosur se "çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër".
Gjithashtu, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër, shkruan A2.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
(A2 Televizion)