Një breshkë e llojit Careta Careta kishte ngecur në rrjetat e peshkimit të peshkatërëve të Vlorës ditën e sotme.
Kjo krijesë e klasifikuar si një specie në zhdukje kishte ngecur në rrjetat e peshkimit të hedhura pranë bregut, të cilat nuk lejohen të hidhen pranë bregdetit, shkruan A2 CNN.
Kosta Xhaho aktivist mjedisor pjesë e organizatës së mjedisit PPNEA, gjatë një monitorimi ekspedite për vëzhgimin e këtyre specieve dhe fokat në Palasë, vuri re specien që kishte ngecur dhe rrezikonte ngordhjen.
Duke ditur rëndësinë e saj, ai e liroi dhe e la të lirë të notojë e qetë në det, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)