IKMT sërish në Vlorë, shembet një objekt biznesi

Nga Edi Ruçi
16 Tetor 2025, 10:07 | Aktualitet

IKMT sërish në Vlorë, shembet një objekt biznesi

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mëngjesin e kësaj të enjteje ka qenë sërish në Vlorë. Në qytetin bregdetar IKMT ka shembur një objekt biznesi që funksiononte prej vitesh si bar kafe, i ndërtuar në themelet e pallatit 1300 që u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Shembja e kësaj godine biznesi është kryer për arsye sepse ky pallat i dëmtuar do të rehabilitohet dhe pikërisht ky ndërtim ishte arsyeja që e pengonte realizimin e projektit.

Pallati prej 2019 vazhdonte të ishte mes dëmtimeve dhe shpesh banorët kanë kërkuar shembje të objektit dhe vazhdim të projektit rehabilitues.

Pak ditë më parë ka mbërritur shkresa zyrtare me një vendim të qeverisë shqiptare e cila i dha dritën jeshile shembjes së pallatit. U miratua dëmshpërblimi për të dhe më pas ju hap rruga shembjes së objektit të biznesit.

Tashmë në Vlorë pritet të nis puna për rehabilitimin e godinës 5-katëshe në zonën e Çoles pjesë e lagjes "24 Maji" të emërtuar Pallati 1300 në Vlorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos