"Je i pacipë", juristi Sefa debat të ashpër me gazetarin Koka: Jam avokat i presidentit tim

Nga A2 CNN
15 Tetor 2025, 20:47 | Aktualitet

Juristi Indrit Sefa dhe gazetari Bledian Koka kanë debatuar ashpër në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN për çështjen e dy punësimit të Presidentit të Republikës, për të cilën Partia Demokratike kërkoi sot shkarkimin e Bajram Begajt.

Sefa u shpreh se ai është duke mbrojtur si avokat Presidentin e vendit të tij, ndërsa Koka e etiketoi si të pacipë për këtë fakt dhe i tha se po mbron sot Presidentin e Edi Ramës.

DEBATI:

Sefa: E di ti sa kallëzime ka bërë opozita po ishin punë precize o zotëri.

Koka: Unë sot kam parë disa fakte që më bëjnë të besoj se ne kemi një President kothere

Sefa: Opozita për t’i bërë një shërbim qytetarëve siç duhet, të mos nxitonte sa i erdhi një letër në dorë të dilte në TV, por duhet të bënte një punë hetimore të vetën. Të merrte disa informacione dhe pasi ti vërtetonte duhet të dilte dhe ta bënte kërkesën për shkarkim e t’ia provonte qytetarëve. Sepse në fund të ditës o zotëri ai është Presidenti im, është Presidenti i zoti Bardhi, zotit Berisha dhe të gjithëve. Është Presidenti i Republikës dhe nuk është Bajram Begaj si individ. Ndaj ne duhet të kemi respektin për institucionin. Unë këtë hall kam.

Koka: Po të kishe hallin e institucionit nuk do thoje që doli opozita nxori vetëm një letër sot. Kreu i Grupit të PD mbajti një konferencë 40 minuta ku rreshtoi 7 arsye ku opozita në analizën e saj beson se Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Sot minimalisht meqë je jurist dhe ke qenë pjesë e PD duhet ta dish që denoncimi që bëri zoti Bardhi është i faktuar nga vendimi i Kushtetueses për të pezulluar datën e zgjedhjeve në Tiranë.

Sefa: E ke gabim. Është pezulluar. Ka pezulluar efektet. Do vendoset në datën 31.

Koka: Vendimi i Presidentit të Republikës për të caktuar zgjedhjet është antikushtetues.

Sefa: Po edhe për mua dekreti i zgjedhjeve është antikushtetues.

Koka: E habitshme është që mendimi jot pajtohet edhe me atë të grupit të PD. Këtu ka ca pika shumë të rëndësishme. Pika e parë që me zgjuarsi grupi i PD e ka vendosur në krye është vendimi për zgjedhjet në Tiranë. Që këtu a duhet të shkarkohet ky Presidenti apo të presim që të bëjë ndonjë çmenduri tjetër. Ky rrezikon të shkojë edhe në burg në një vend normal sepse cenimi i Kushtetutës është akt i rëndë. Ai e di fare mirë çfarë ka bërë por doli e tha këtë vendim se bëra unë por Ilir Rusmajli. Kështu më thanë juristët, tha ai. Pra një president bedel që firmos për llogari të Kryeministrit.

Sefa: Kam respekt për institucionin e Presidentit po ju e lidhini emrin me institucionin.

Koka: Emri o nderon, o e bën pis institucionin

Sefa: E ke gabim o Bledi

Koka: E shkeli Baromi kushtetutën more. Si del për të justifikuar Bajramin ti more. Po bën avokatin e Bajramit. Për mua sot je avokati i Bajramit.

Sefa: Po mo jam i Presidentit tim.

Koka: Je i Presidentit të Ramës

Sefa: Ju keni dy shtete Bledi, një të Ramës dhe një të opozitës. Unë nuk kam dy shtete

Koka: Të bëhesh avokat i zarave të Ramës unë nuk di

Sefa: Po mo jam i Presidentit tim, unë jam. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos