Një dekadë festival, Elbasani qendër e muzikës shqiptare të dhomës

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
16 Tetor 2025, 13:20 | Aktualitet

Prej një dekade, Elbasani ka mirëpritur çdo vit Festivalin Kombëtar të Koncerteve dhe Muzikës së Dhomës. Në edicionin e 10-të të këtij festivali marrin pjesë më shumë trupa orkestrale se çdo vit tjetër, plot 15, nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

Repertori klasik shqiptar, ai ndërkombëtar, por në mënyrë të veçantë krijimet e reja të kompozitorëve shqiptarë, janë pika kryesore e këtij festivali, shkruan A2 CNN.

Për drejtuesin artistik, maestro Blerim Narazani, ky festival duhet të nxisë edhe më shumë shkollat artistike në qytetet e tjera që t’u kushtojnë vëmendje përgatitjes së brezave të rinj të instrumentistëve, pasi, si në çdo fushë të arsimit, edhe në shkollat e artit ka një rënie të numrit të nxënësve.

“Ky festival synon të promovojë muzikën e dhomës, të nxjerrë në pah talentet e reja dhe të krijojë ura bashkëpunimi mes institucioneve të artit dhe shkollave të muzikës në vend”, tha Blerim Narazani, drejtues artistik i festivalit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos