Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN prapaskenat e një refuzimi për takim që kreu i SPAK, Altin Dumani i ka bërë shefit të qeverisë, Edi Rama, pas kërkesës së këtij të fundit.
Teksa i përgjigjej akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ndaj kreut të SPAK, ai tha se kryeministri Rama “nuk e do Dumanin” në krye të Prokurorisë së Posaçme.
“Dëgjo, dëgjo, nëse, nëse nuk kontrollon njeri, Edi Rama, në qoftë se ti e do kështu deklaratë publike është Altin Dumani. Dëgjo, po ti a di që Edi Rama ka kërkuar si kryeministër i vendit, jo si Edi Rama personalisht për të bërë takim me kreun e SPAK-ut në kryeministri. Nuk ka shkuar dhe ka kërkuar që të jetë përfaqësues ndërkombëtarët. Edhe sipas gjithë informacioneve Edi Rama nuk e dëshiron dhe nuk e do Altin Dumanin. Sepse altin Dumani i ka arrestuar njerëz Edi Ramës”, tha Sula në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.
“Shokët e ngushtë. Shokët e fëmijërisë. O Dash se po i bën dëm Strukturës”, e pasoi juristi Indrit Sefa. (A2 Televizion)