Forcat e IKMT kanë zbritur në Vlorë, ku kanë përfunduar inspektimin e një pallati në ndërtim e sipër, pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm se do të konfiskohej. Me ta, në terren ka zbritur edhe kryeinspektorja Dallëndyshe Bici. Gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raporton se pritet të merret vendimi për këtë ndërtim, nëse do të procedohet sekuestrimi i tij, dhe për lejen e ndërtimit të këtij subjekti.
Znj. Bici nuk ka pranuar të flasë për media. E pyetur nga gazetarët se po verifikojnë ndërtimet pa leje në Vlorë, ajo është përgjigjur thjesht me "si gjithmonë".
Aksioni ka nisur me verifikimin e ndërtimeve që po kryhen në qytetin e Vlorës dhe do të vijojë në të gjithë bregdetin, duke u shtrirë edhe në jug.
Më herët shembja e disa objekteve pa leje ka nisur në Radhimë, Orikum dhe Jalë. (A2 Televizion)