Kroçera me rreth 400 persona në bord ndalon në Vlorë

Nga Edi Ruçi
14 Korrik 2025, 09:16 | Aktualitet

Kroçera me rreth 400 persona në bord ndalon në Vlorë

Mëngjesin e kësaj të hëne ka mbërritur në gjirin e Vlorës, për t'u ankoruar më pas në portin detar, anija kroçere Silver Whisper.

Ajo ka në total 383 pasagjerë me kombësi të ndryshme si nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja etj.

Anija kroçere është nisur nga porti i Barit dhe do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 23:00 dhe më pas do të ketë destinacion portin e Galipolit, shkruan A2.

Turistët që gjenden në të, brenda kësaj kohe do të kenë mundësi të vizitojnë disa prej atraksioneve turistike në Vlorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos