Pas fjalës së kryeministrit Rama, i cili paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se do të konfiskohej një pallat në Vlorë, forcat e IKMT kanë zbritur në qytetin bregdetar.
Në terren ka zbritur edhe kryeinspektorja Dallëndyshe Bici, ndërsa aksioni ka nisur me verifikimin e ndërtimeve që po kryhen në qytetin e Vlorës.
Inspektorët e IKMT Janë ndalur në një pallat disa katësh në ndërtim e sipër.
Mësohet se verifikimet do të vazhdojnë në terren në disa objekte, ndërsa ende nuk dihet cila nga godinat do të vendoset në sekuestro pasi procesi po vijon. (A2 Televizion)