
Prefekti i Qarkut Shkodër informon opinionin publik se, sipas të dhënave të siguruara nga strukturat operacionale në terren, në territorin e qarkut kanë nisur reshjet e dëborës, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
•Në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe ngricash, është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë Rrugore.
•Policia apelon drejtuesit e automjeteve të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Bashkia Shkodër
•Në territorin e bashkisë vijojnë reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore.
•Në aksin rrugor Bogë–Theth, mjetet e firmës mirëmbajtëse ndodhen në terren dhe po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse në disa segmente rruga paraqitet me ngrica.
•Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Bashkia Malësi e Madhe
•Në qytetin e Koplikut vijojnë reshjet e dëborës, me trashësi rreth 3 cm.
Bashkia Fushë-Arrëz
•Vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët, me trashësi 5–8 cm.
•Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
Bashkia Pukë
•Në territorin e bashkisë ka reshje dëbore me intensitet të ulët, me trashësi rreth 5 cm.
•Momentalisht nuk raportohen situata problematike.
DRV Shkodër
•Nga kjo drejtori bëhet me dije se, aktualisht, në akset rrugore që mbulon nuk paraqiten probleme në qarkullim.
Prefekti i Qarkut Shkodër është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat malore, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse. (A2 Televizion)