Festimet e Vitit të Ri në Tiranë u shndërruan edhe këtë vit në një spektakël të madh qytetar, duke mbledhur mijëra njerëz në sheshin “Skënderbej”. Që në orët e mbrëmjes, zemra e kryeqytetit u mbush me familje, të rinj dhe vizitorë, të cilët pritën ndërrimin e viteve mes muzikës, dritave dhe një atmosfere festive që zgjati deri pas mesnate.
Skena e vendosur në shesh ofroi një koncert me artistë të njohur të muzikës shqiptare, të cilët sollën hite të njohura dhe këngë festive, përcjell A2. Në momentin e ndërrimit të viteve, qielli mbi Tiranë u ndriçua nga fishekzjarrë shumëngjyrëshe, të cilat krijuan një pamje mbresëlënëse.
Festime për Vitit të Ri pati edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku qytetarët mbushën sheshet kryesore për të kaluar natën e veçantë në shoqëri të mirë. (A2 Televizion)