Për shkak të kushteve të rënduara hidro-meterologjike kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin detar për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit. Lundrimi detar i këtyre mjeteve do të pezullohet për rreth 5 ditë. Duke nisur nga 2 Janari deri më 7 Janar.
Në qytet pritet një përkeqësim i kushteve hidro-meterologjike dhe për këtë arsye është pezulluar lundrimi. Shkak për pezullimin e lundrimit është era e fortë bregdetare me drejtim jug jugperëndim e cila kap shpejtësinë 15 metër për sekondë duke shkaktuar dallgë deri në 1.5 metër lartësi dhe duke e bërë të pamundur lundrimin e këtyre mjeteve.
Ndërkohë trageti i linjës me Brindisin do të vijojë lundrimet në normalitet të plotë pasi përballon një forcë më të madhe deti. Ndërkohë që administratorët e mjeteve lundruese kanë nisur sigurimin, lidhjen e këtyre mjeteve në bregdet për të shmangur përplasjen e tyre dhe dëme materiale.
Situata pritet të përmirësohet pas orës 06:00 të mëngjesit të datës 7 Janar kohë kur këto mjete do të lejohen të dalin në det për lundrim apo peshkim. (A2 Televizion)