Delvina zgjohet e shkrumbuar nga zjarri, nis ndërhyrja nga ajri

Nga Edi Ruçi
13 Gusht 2025, 09:37 | Aktualitet

Delvina zgjohet e shkrumbuar nga zjarri, nis ndërhyrja nga ajri

Sot në mëngjes, Delvina është zgjuar e shkrumbuar nga zjarri.

Me dhjetra hektarë toke të kthyera në ngjyrë të zezë pas flakëve masive, shkruan A2.

Sot situata është më e qetë, por ende vazhdohet të luftohet me flakët.

“Situata ka qenë e vështirë. Kemi pasur ndihmë nga të gjitha bashkitë e qarkut, por edhe nga prefektura të tjera, si Fieri dhe Gjirokastra. Zjarri, i ndihmuar edhe nga era, ka pasur intensitet goxha të lartë, por është përballuar nga zjarrfikëset dhe ushtarët. E rëndësishme është që shpëtuan shtëpitë. Sot mund të themi që vetëm një shtëpi është e djegur nga të banuarat, 3 të tjerat janë të pabanuara. Nuk kemi humbje jetësh. Banorët u evakuuan dhe pasuria e tyre u shpëtua”, tha Plator Nesturi, prefekti i Qarkut të Vlorës.

“Pati edhe një situatë rreth puseve të naftës, por u përballua me sukses dhe sot nuk ka rrezik. Era ka bërë që zjarri të aktivizohet sërish në rrethina, por me ndërhyrjen e helikopterëve themi se do ta vëmë nën kontroll”, shtoi Nesturi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos