Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjes ende aktiv, problem janë edhe... minat

Nga A2 CNN
13 Gusht 2025, 08:36 | Aktualitet

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjes ende aktiv, problem

Zjarri i rënë pasditen e datës 11 gusht në drejtim të Parkut Natyror të Gërmenjes, në territorin e Bashkisë Kolonjē, nuk ka përhapje më të zgjeruar nga mbrëmë, por mbetet ende aktiv dhe me risk, pasi era e favorizon.

Rreth 40 forca janë aktualisht në terren për parandalimin e avancimit të flakëve drejt zonave të mbrojtura, shkruan A2.

Shërbimi i Bashkisë ka nisur punën për të hapur rrugë, në mënyrë që të afrohen sa më shumë me mjete zjarrfikëse në sipërfaqen e prekur. Por, duke qenë se është zonë kufitare, ka shumë mina dhe dëgjohen herë pas here shpërthime, ndaj paraqet rrezikshmëri për efektivët që nuk mund të afrohen shumë në perimetrin e zjarrit.

Njëkohësisht, grupi i xhenjos që ka mbërritur mbrëmë nga Tirana, po shkon në vëndngjarje për të bërë bërë demontimin e disa minave të konstatuara në territor.

Në ndërkohë, pala shqiptare është në komunikim edhe me palën greke për veprime të koordinuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos