Zjarret në Delvinë, Vengu takim me shefin e shtabit dhe drejtuesit vendorë për planin e masave

Nga A2 CNN
13 Gusht 2025, 07:13 | Aktualitet

Zjarret në Delvinë, Vengu takim me shefin e shtabit dhe drejtuesit

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe drejtuesit vendorë kanë zhvilluar në mesnatë një takim në Delvinë për të koordinuar planin e masave për izolimin e plotë të flakëve dhe rikthimin e normalitetit në qytet.

Për shkak të flakëve që po afrohen në qytetin e Delvinës, shumica e forcave të bashkive Sarandë, Gjirokastër, Konispol dhe Finiq, së bashku me Brigadën e Mbështetjes së Emergjencave Civile të Forcave të Armatosura, janë dislokuar në terren për të luftuar vatrat e rrezikshme të zjarrit dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve. A2 CNN mëson se nuk ka rrezik për banesat.

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos