Vatrat e zjarrit që kanë rrethuar Gramshin prej disa orësh kanë shkatërruar përveç pyjeve e banesave dhe një objekt kulti fetar.
Bëhet fjalë për Teqen e Shemberdhenj, e cila është shkrumbuar totalisht nga flakët e zjarrit.
Zjarri në teqe rrezikoi edhe jetën e personave të pranishëm, përfshirë dhe babain e saj.
Teqka e Shemberdhenj është krijuar më 23 Tetor të vitit 1850 në Shëmbërdhenj ose siç njihet sot me emrin Bletëz, në Komunën e Skënderbegasit.
Kontributi i Klerikëve Bektashinj, veç misionit fetar, ka patur rol të rëndësishëm në çeljen e shkollave shqipe si dhe në përhapjen e gjuhës shqipe. Ky vend ka shërbyer gjithashtu si unitet veprimi dhe bashkëpunimi për tri zonat e Gramshit, Tomorricës, Sulovës e Vërçës.
Baba Mustafa Braçi është themeluesi i Teqes së Shëmbërdhenjit i cili u shndërrua më vonë në një tempull besimi, kulture, patriotizmi dhe mirësie. (A2 Televizion)