Gjatë katër viteve të fundit janë vrarë 37 gra e vajza, ku 27 raste janë vlerësuar si femicid. Komisionerja pranë avokatit të popullit tregoi se për72% të rasteve viktimat kishin përjetuar dhunë të mëparshme nga autori. Edhe pse një pjesë e tyre kishin kërkuar ndihmë në polici, asnjë nuk ishte nën masë mbrojtjeje në momentin e krimit.
Avokati i Popullit rekomandon njohjen e femicidit si vepër penale të veçantë. Por në këtë aktivitet të posaçëm për drejtësi dhe mbrojtje ligjore ndaj grave, përfaqësues të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore, nga Delegacioni Europian në Tiranë, por dhe pjesëmarrës nga institucione qeveritare theksuan se ligjet nuk mjaftojnë.
Në prag të ditës ndërkombëtare të theksua domosdoshmëria e zbatimit të urdhrave të mbrojtjes dhe vlerësimin herët të rrezikut, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave. (A2 Televizion)