Qytetit i Durrësit është zgjuar mëngjesin e sotëm nën pushtetin e ujit. Reshjet intensive të shiut kanë rikthyer në qytetin bregdetar atë fenomen me të cilën përballen zakonisht qytetarët e Durrësit.
Nga pamjet e A2 CNN shihet se uji arrin në disa centimetra në rrugë dhe trotuare.
Më problematike situata paraqitet si përherë te kryqëzimi te stadiumi"Niko Dovana", rrethrrotullimi te Stacioni i Trenit dhe ai i Shkozetit.
Por A2 CNN raporton se prezencë uji ka pothuajse ne te gjitha akset e brendshme të qytetit.
(A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   