Aksioni i policisë për lirimin e korsive të autobusëve, ndërgjegjësohen qytetarët

Nga Igli Çelmeta
4 Nëntor 2025, 09:37 | Aktualitet
Aksioni i policisë për lirimin e korsive të autobusëve,

Një ditë pas aksionit të nisur nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit për heqjen me karrotrec të makinave që bllokojnë korsinë e autobusave, qëtetarët janë ndërgjegjësuar.

Nga një vëzhgim i A2 CNN, bërë mëngjesin e së martës, duket që korsitë e autobusave janë të lira.

Gjatë operacionit në terren ditën e djeshme, disa automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me karrotrec, ndërsa drejtuesit janë sensibilizuar për respektimin e korsive të transportit publik.

Sipas Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit qëllimi i këtyre masave është përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet, ulja e vonesave në transportin publik dhe rritja e sigurisë rrugore.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos